Zgjedhjet 2013, KLD zgjedh 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
Ilir Toska-Gjykata e Apelit TiranëAnd Civici- Gjykata e VlorësFuat Verdha- Gjykata e ShkodrësValbon Çekrezi- Gjykata e DurrësitEdlira Petri- Gjykata e TiranësPetrit Çeno- Gjykata e DurrësitGjinovefa Kaba- Gjykata e VlorësKliton Spahiu- Gjykata e DurrësitKëta janë 8 njerëzit që do kenë në dorë fatin e zgjedhjeve të qershorit të 2013 në Kolegjin Zgjedhor. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur me short tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe u ka rastisur këtyre 8 gjyqtarëve që të marrin përsipër fatin e vendimarrjes së fundit për problemet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtarët janë gjyqtarë të Gjykatave të Apelit në Tiranë, Vlorë Shkodër.Shorti ka përcaktuar që pjesë e Kolegjit Zgjedhor të jetë edhe Gjinovefa Kaba, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila në 2008 u shkarkua nga KLD me propozim të Ministrisë së drejtësisë bashkë me dy gjyqtarë të tjerë nga Gjykata e Apelit Vlorë. Por Gaba u rikther në detyrë me vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2009, pasi gjykata e vlerësoi të pavlefshëm shkarkimin.Kolegji i ri Zgjedhor nuk ka në përbërje asnjë prej anëtarëvë të vjetër të kolegjit që morën në shqyrtim kërkesat ankimore të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Madje më e lakuara nga opozita për vendimet e saj, gjyqtarja Sasheka Jonuzi ka konciduar të ketë lënë punën, duke dalë në pension pikërisht në ditën që u përcaktua trupa e re zgjedhore e kolegjit. Tetë anëtarët e rinj do të betohen të shtunën në KLD në praninë e Presidentit, Bujar Nishani.Menjëherës pas përcaktimit të gjyqtarëve Partia Demokratike ka vlerësuar si transparente procedurën me të cilën janë zgjedhur anëtarët kolegjit zgjedhor. Në një deklaratë për shtyp, PD-ja ka shprehur vlerësim edhe për kandidatët që u zgjodhën si anëtarë të Kolegjit zgjedhor.