Ruli: Vaksinim për kafshët; Topalli: Të vaksinojmë Ramën për ligjet; Malaj: Të vaksinohet qeveria
Rritja e nivelit të borxhit publik ka mbajtur ndezur debatin mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa po diskutohet në Parlament p/buxheti i shtetit për vitin 2013. Gjatë fjlaës së tij në seancë, Ministri i Bujqësisë Genc Ruli i bëri thirrje deputetëve socialistë që rritjen e borxhit me 2 % të mos e kthejnë në debat dogmatik. Ministri Ruli teksa theksoi se prioritet i këtij buxheti mbetet bujëqësia, shtoi se ai përfshin projekte të mëdha për mandatin e ardhshëm të demokratëve 2013-2017.“Sektori ekonomik është parë më me kujdes, ku ka një rënieprej 4 % në investimet infrastruktutrore, por ka rritje të ndjeshme në mbështetjet e drejtpërdrejta që i jepet fermerit. Ne arritëm të luajme një rol proaktiv në rolin e bujqësisë. Në sektorin e ujitjes dhe kullimit me 20 % të buxhetit. Brenda 2013 do rehabilitohen dhe të vihen në funksionim 14 nga rezervuaret më të mëdhej të vendit. Që do thotë rreth 30 mijë tokë ha bujqësore vihen në ujitje nga këto burime”, tha Ruli.Ndërkaq Ruli informoi se programi i sigurisë ushqimore merr 30% të buxhetit, ndërsa ndërhyrja më e rëndësishme ka qënë për vaksinimin e gjësë së gjallë. Po kështu ai vlerësoi se programi më i rëndësishëm është ai që bën mbështetjen e fermave apo kredisë pa iteres, ku lidhur me këtë fondi është rritur me 20 %.E impresionuar nga programi i vaksinimit, Kryeparlamentarja Topalli ka ironizuar deputetët socialistë lidhur me tre ligjet për statusin.“Programi për vaksinimin më pëlqeu shumë. Sikur të bëjmë një vaksinim të tuajin për të votuar ato tre ligjet. S’po ju vaksinojmë ju por të vaksinojmë kryetarin tuaj”, tha ajo.E duke mbetur pikërisht tek kjo batudë, deputeti socialist Arben Malaj nënvizoi se qyetarët preken nga qeveria dhe vaksinimi ka dobi më shumë për qeverinë sesa për kafshët.17: 38 Balla: Me borxhin financohet korrupsioni, cenohen paga e pensioneBorxhi i rritur ndjeshëm financon drejtpërdrejt korrupsionin e qeverisë Berisha, por ndërkohë cenon pagat dhe pensionet e shqiptarëve. Deputeti socialist e mbështeti mbi fakte dhe argumente, në fjalën e tij në Kuvend kur përmendi shitjen e armëve për serbë e malazezë, apo kontrata të reparteve ushtarake të lidhura me mediat e pushtetit.“Sa për rezultatet në luftën kundër korrupsionit ti Sali Berisha je i vetmi Kryeministër në Europë dhe në botë që prej korrupsionit tënd ke vrarë shqiptarë të pafajshëm,” u shpreh ndër të tjera deputeti socialist.Duke folur për renditjen e Shqipërisë si vendin me qeverinë më të korruptuar në të gjithë Europën dhe ndër më të korruptuarat në botë, me referencë raportin e fundit të Transparency International, deputeti socialist tregoi edhe me tabela renditjen dhe grupin e vendeve me të cilat asociohet vendi ynë nga kjo organizatë e vëzhgimit ndërkombëtar.“Bota na rrit alarmin për korrupsionin, Saliu rrit borxhin. Shqiptarët e thjeshtë që shohin këtë tabelë turpëruese për Shqipërinë, natyrshëm bëjnë pyetjen se ku venë borxhet që Saliu i merr në emër të tyre për karrigen e tij dhe që shqiptarët i paguajnë përditë, duke qenë përditë e më të varfër, përditë e më të papunë, përditë e më të pashpresë. Borxhi, i cili ka kaluar çdo cak, përkthehet në korrupsion. Sot me borxhin që shkon për korrupsion, me borxhin që shkon për të financuar punë publike të bëra përgjysmë, punë publike të lëna në mes të rrugës, punë publike të cilat katandisen pasi mbarojnë në punë për t’u ribërë, praktikisht po cenohet vlera e kursimeve të shqiptarëve në lekë. Me borxhin me të cilin financohet korrupsioni, ky korrupsion që sot e turpëron botërisht Shqipërinë në tabelën e transparencës ndërkombëtare, po cenohet vlera e pagave të sotme të të gjithë të punësuarve” tha ai.18:50 Naço kundër shpërndarjes selektive të buxhetit: Berati në harresëNënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço, njëherësh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Beratit, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të votojë kundër pr/buxhetit të vitit 2013, pasi sipas tij, infrastruktura në Berat është lënë në harresë.“Mendoj se diskutimet debatet në sallë duhen peshuar dhe gjykuar mire. Sot kam dalë publikisht për të mbrojtur interesat e qarkut të Beratit dhe qytetarëve të tij. Edhe në buxhetin 2013, qarku i Beratit duket se është lënë në harresë. Qarku i Beratit gati gati është anashkaluar nga projektet e Ministrisë së Transporteve. Jam përpjekur të sensibilizoj kuvendin për shqetësimet e këtij qarku. Qytetarët e Beratit nuk kanë ende rruge për të hyrë në qytetin e tyre, jo më të flasim për unazë në këtë qytet. Këto rruge nuk janë as për të majtët, as për të djathtët, por janë për të gjithë qytetarët. Nëse nuk do të ketë reflektim vota ime për pr/buxhetin në tërësi do të jetë kundër”-tha ai.