Arrestohet aksioneri i Partizanit Paro Laçi, akuzohet për trafik droge

Përfundon në pranga aksioneri i Klubit të Partizanit, Paro Laçi.Personazhi i njohur në botën e sportit dhe të biznesit është arrestuar sot nga policia e kryeqytetit gjatë një operacioni në zonën e "21 Dhjetorit".Sic bën me dije policia, arrestimi i Laçit është bërë për llogari të drejtësisë italine, ku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, akuzë për të cilën një gjykatë italiane e kishte dënuar me 10 vite burg.Paro Laçi ka rënë edhe më parë në prangat e policisë, ku në mars të 2011 është arrestuar nën akuzën e marrjes së ryshfetit.