Tiranë, mjeti përplas kalimtarët, dy të plagosur

2 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në Berzhitë, në hyrje të autostradës, ku një automjet ka përplasur dy kalimtarë.Për pasojë dy personat, identitetet e të cilëve nuk dihen ende kanë mbetur të plagosur dhe janë trasnsportuar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.