Edhe shkurti me rritje në dogana,Spiropali: Falë luftës ndaj kontrabandës e korrupsionit
Lufta ndaj kontrabandës dhe korrupsionit rrit të ardhurat në dogana. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, deklaroi se në muajin shkurt 2014 janë arkëtuar 393 milion lekë më shumë se plani. Sipas numrit një të doganave në krahasim me shkurtin e një viti më parë janë arkëtuar 1.2 miliard lekë më shumë."Administrata Doganore edhe në muajin Shkurt 2014 vijon përmirësimin e performancës së saj duke realizuar planin e të ardhurave për këtë muaj me 104%, duke arkëtuar 393 milionë lekë më shumë se plani i vendosur nga Ministria e Financave.Kështu nga 9 miliardë e 784 milionë lekë të planifikuara për t'u mbledhur gjatë këtij muaji, u arkëtuan 10 miliardë e 177 milionë lekë.Gjithashtu, gjatë muajit Shkurt 2014 u arkëtuan rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se muaji Shkurt 2013, gjatë së cilit u arkëtuan 8 miliardë e 989 milionë lekë.Pavarësisht se ky muaj është i shkurtet rezultatet e tij tejkalojnë me 226 milionë lekë edhe arkëtimet e muajit mars 2013 gjatë të cilit u mblodhën 9 miliardë e 951 milionë lekë.Më lejoni të theksoj që vetëm nga administrata doganore në 5-muajt e fundit ka arkëtuar 8 miliardë e 700 milionë lekë (84 mln USD) më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse.Vendosmëria dhe serioziteti në bërjen reformave, lufta kundër korrupsionit, dhe trafiqeve te paligjshëm, marrëdhënia e re e partneritetit me biznesin, ndalimi i kurbës rënëse në vjeljen e të ardhurave si dhe rritje e të ardhurave në këtë 5-mujor i krahasuar me të njëjtën periudhe paraardhëse kanë qenë disa nga provat e besimit të partnereve ndërkombëtare për këtë injeksion në ekonominë shqiptare.Administrata doganore është e vendosur të vazhdojë përmirësimin e performancës në mbledhjen e të ardhurave, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal si dhe intensifikimin e partneritetit me komunitetin e biznesit"tha ajo.Drejtoresha e Doganave përshëndeti edhe marrjen e fondit nga FMN, ndërkohë që premtoi arritje të tjera nga Administrata Doganore në mbledhjen e të ardhurave por gjithmonë në një klimë miqësore me biznesin.“Siç jeni në dijeni, Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar aprovoi marrëveshjen 3-vjeçare me Qeverinë Shqiptare për mbështetjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit, marrëveshje qe parashikon mbështetjen e ekonomisë përmes angazhimit të rreth 457 milionë dollarëve.Miratimi i marrëveshjes është prova e pakundërshtueshme e besimit nga partneret ndërkombëtarë për modelin e ri ekonomik që kjo Qeveri solli, si dhe besimin tek performanca e sistemit fiskal në fushën e mbledhjes se te ardhurave, besim i krijuar pas skanimit që i është bërë sistemit fiskal në administrimin e ri”theksoi Spiropali.