150 kg drogë në pikat kufitare, 3 në pranga, do e trafikonin drejt Italisë dhe Malit të Zi
Sekuestrohet 150 kg lëndë narkotike dhe përfundojnë në pranga 3 persona. Sasia më e madhe e drogës prej 133 kg cannabis Sativa është sekuestruar në piken e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës dhe kishte si destinacion vendin fqinj, Italinë.Strukturat e Drejtorise së Policisë Kufitare njoftojnë se lënda narkotike është kapur në një automjet tip furgon i cili po kryente proçedurat për tu imbarkuar në një nga tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, brenda të cilit ishte fshehur një sasi prej 133 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Lënda narkotike ishte fshehur në disa karrige që po transportoheshin në drejtim të Italisë.Në lidhje me këtë ngjarje nga strukturat e Policisë së Kufirit dhe Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, u bë sekuestrimi i automjetit tip furgon dhe lëndës narkotike si dhe u bë arrestimi në flagrancë për Trafikim narkotikësh e mbetur në tentativë i shtetasve Leones Osmëni, 25-vjeç banues në lagjen "Bashkimi", si dhe ka filluar proçedimi penal në ngarkim të shtetasit, Adriatik Bleta, 43-vjeç, i cili ishte drejtues i automjetit.Në bashkepunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda po kryen hetime për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast trafikimi.Ndërkohë që në pikën e kalimit Kufitar të Muriqanit u sekuestruan 22 kg Cannabis që kishin si destinacion Malin e Zi dhe u arrestua shtetasi Luan Hoti 54-vjeç nga Tirana. Lajmi është dhënë nga burimet zyrtare të policisë sipas të cilave, gjatë kontrollit të mjetit me targë AA462 IS, që drejtohej nga Hoti, është gjetur një sasi prej 22 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis, e cila ishte paketuar dhe ishte gati për tu tregtuar. Droga ishte e ndarë në 22 pako të mbështjella me plasmas të verdhë dhe letër natriban, ndërsa ishte fshehur në pjesën e pasme të automjetit.11 pako janë gjetur në gomën e pasme të automjetit dhe pjesa tjetër e ndarë në gomat e tjera si dhe në pjesën e poshtme të automjetit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit shtetasin Luan Hoti dhe ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike bashkë me mjetin. Aktualisht po bëhen proçedurat që pritet të kalojnë te organet hetimore.