Tjetër viktimë me gripin e derrit, vdes 86-vjeçari, vuante nga sëmundja e zemrës
Shënohet viktima e dytë nga virusi AH1N1. ISHP konfirmon se një pacient i moshes 86 vjeç qe rezultoi pozitiv me këtë virus, ka shfaqur insufiçence kardio-cirkulatore dhe sindromë të rëndë respiratore dhe nderroi jetë pak orë pas mbërritjes në QSUT.Të shtunën pacienti është paraqitur në gjendje të rënduar në shërbimin e infektivit, ndërsa këtë të hënën ISHP arriti të nxirrte zyrtarisht se i moshuari ishte bartës i virusit të gripit të derrit.Ky është vitkima e dytë, ndërkohë që më heret autoritetet shëndetëore publikuan rastin e parë kur një 30 vjeçare shtatzënë ndërroi jetë po nga i njëjti shkak. Mjekët thonë se ky virus është i pritur të shkaktojë më shumë viktima kur personat vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe që imuniteti i tyre është i dobët.Gjithashtu ISHP bën publike dhe situatën epidemologjike në Shqipëri. Deri të hënën janë dërguar në ISHP 486 mostra nga persona të dyshuar për grip. Gjithsej, 77 (16%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. 36 (47%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 41 (53%) mostrave pozitive me virusin A(H1) .Ndërsa për shpërndarjen e barnave antivirale, ISHP thotë se gjendja e barit Tamiflu në depot qëndrore në ISHP, ishte mbi 85.000 tableta, të cilat janë shpërndarë sipas planit në të gjitha spitalet rajonale dhe universitare në vend.