Ambasadori i Bullgarisë në Ora News, Arnaudov: Mbështetje për statusin e Shqipërisë
RTV “Ora News” është vizituar sot nga ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Dimitar Arnaudov.Ambasadori bullgar është pritur nga presidenti Ylli Ndroqi dhe nga stafi i “Ora News” ndërsa më pas ka vizituar njëra pas tjetrës studiot e televizionit. Ai vlerësoi investimet e bëra nga presidenti i televizionit Zoti Ylli Ndroqi, vlerësim që e përcolli edhe gjatë intervistës që pati në hapësirën e “Ora live”.Ambasadori bullgar vlerësoi edhe marrëdhëniet e mira që mbizotërojnë mes dy vendeve ndërsa shprehu edhe njëherë qëndrimin e Bullgarisë për mbështetjen që i ofron Shqipërisë në procesin e integrimit.“Dua të falenderoj presidentin e RTV “Ora News” për ftesën. Vizitova ambientet dhe studiot e televizionit pasi vura re një ambjent modern dhe bashkëkohor. 3 marsi është festa kombëtare e Bullgarisë dhe është një privilegj që nëpërmjet “Ora News”përshëndes të gjithë miqtë e Bullgarisë. Qëndrimi i Bullgarisë lidhur me Shqipërinë është i qartë. Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë. Ky vit koncidon edhe me 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe uroj që marrëdhëniet dypalëshe të vijojnë me të njëjtin intensitet” tha ambasadori.Gjatë ditëve të fundit, “Ora News” është kthyer në mikëpritësen e një sërë përfaqësuesish të lartë diplomatikë të cilët njëzëri kanë vlerësuar investimet në teknologji por veçanërisht përçimin e paanshëm të informacionit minutë pas minute.