Debate në mbledhjen e komisionit hetimor për emërimet në polici
Është shoqëruar me debate mbledhja e komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit.Deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se opozita ka 13 kërkesa për dokumentacionin që duhet paraqitur për lëvizjet në Policinë e Shtetit.“Kemi 13 kërkesa për dokumentacionin që duhet paraqitur nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Do t'i kërkojmë drejtorit të Policisë së Shtetit, nëse i ka menduar efektet kur ka bërë ndyrshimet në polici? Zëvendësimet në Policinë e Shtetit kanë shkëputur lidhjet me informatorët. Shqetësuese është situata nga shpërthimet me tritol dhe nga shtimi i tregtisë së drogës” tha Ristani.Ndërsa deputeti socialist Taulant Balla ka theksuar se 17 mijë faqe informacion do t'i vihen në dispozicion komisionit hetimor për lëvizjet në polici.Ndërkohë komisioni miratoi rregulloren e brendshme të funksionimit të komisionit hetimor.