Sequi: Integrimi kërkon vepra, jo fjalë. Shteti i së drejtës duhet gjithmonë

Integrimi kërkon punë dhe jo fjalë. Kështu ka deklaruar kreu i prezencës së  BE-së në Shqipëri Ettore Sequi në një workshopin mbi prioritetet në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për vitin 2014. Sipas Ambasadorit  Sequi është e rëndësishme që të mbizotëroj shteti i së drejtës dhe të intensifikohet lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.“Integrimi i vendit nuk bëhet vetëm me fjalë por me vepra konkrete. Kjo starton me faktin se Shqipëria duhet të bindë shtetet anëtare dhe qytetarët e saj se shteti i së drejtës këtu do mbretërojë shumë gjatë. Ecet përpara nëpërmjet meritave, me fjalë të thjeshta procesi i integrimit ka të bejë me punën në ekip, me punën publike. Shqipëria nuk duhet të bëjë kthim mbrapa për krimin, korrupsionin. Në qershor Shqipëria duhet të tregojë që ka marrë masa për shtetin e së drejtës, luftën ndaj krimit të organizuar si dhe ndaj korrupsionit, pasi BE do shikojë përpjekjet dhe në bazë të tyre do të marrë një vendim” tha ambasadori.Zv.kryeministri Niko Peleshi kërkoi angazhim nga të gjitha ministritë për të përmbushur kriteret e vendosura për integrimin.Ministrja Klajda Gjosha ka theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë me intensifikimin e reformave ndërsa shtoi se po punohet  në tre shtylla.“Po punohet për tre shtylla, e para janë 5 prioritetet, plani i masave që do prezantohet në 6 mars dhe  Plani kombëtar për zbatimin e MSA-së 2014-2020” tha Gjosha.Në Workshopin  "Prioritetet e integrimit në BE për vitin 2014" është prezantuar Plani Kombëtar i Integrimit. Në datën 6 mars Shqipëria do të prezantoj dokumentin për adresimin e 5 priorteteve i cili është udhëzimi kyç pë hapjen e negociatave.