“Kasetat” dëmtuan fushatën, OSBE vlerëson Ora News: I balancuar në zgjedhjet 2013

Një vit pas procesit zgjedhor, OSBE-ODIHR ka dënuar vendimin  e Komisionit Qendror të Zgjedhje për  pranimin nga mediat të kasetave të gatshme të subjeketeve politike.  Steven Martin, këshilltar për zgjedhjet pranë OSBE -ODIHR u shpreh se kjo i dha publikut një pasqyrim jo real të fushatës.Gjithashtu Martin ka vlerësuar “Ora News” si ndër televizionet më të balancuara në zgjedhjet e 23 qershorit 2013."Në zgjedhjet e qershorit  2013 KQZ nuk zbatoi ligjin duke miratuar një vendim që detyronte mediat që të pranonin materiale të gatshme të subjekteve politike. Ky vendim nuk ishte i drejtë pasi kjo solli një pasqyrim jo real të fushatës që u zhvillua. Ajo që vume re në këto zgjedhje është edhe mosbalancimi i kohës në televizone për subjekte të ndryshme politike.Vetëm disa televizione arritën të ruanin balancën midis tyre dhe televizoni Ora News. Një tjetër problem që ne konstatuam në zgjedhjet e kaluara ka qenë edhe funksionimi i bordit të monitorimit” ka theksuar Martin.Kryetarja e KQZ Lefterie Lleshi pranoi se gjatë procesit zgjedhor pati probleme dhe theksoi se roli i medias është vendimtar për një proces demokratik.Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të mediave në vend, drejtues të KQZ si dhe analistë nga shoqëria civile. Synimi i kësaj tryeze ishte përmirësimi i pasqyrimit mediatik të zgjedhjeve të ardhshme.