Dita kombëtare e Bullgarisë, Ambasadori e Celibashi në festën e organizuar në Fier
Qyteti i Fierit organizon ceremoni festive me rastin e festës Kombëtare të Bullgarisë. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, i cili deklaroi se kjo nismë tregon dëshirën e Shqipërisë për tu integruar në Europë.Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Dimitar Arnaudovi, shprehu vlerësim për ceremoninë e mbajtur në nder të Bullgarisë.“Falenderoj qeverinë dhe Bashkinë e Fierit për këtë iniciativë. Jam shumë i emocionuar dhe shpreh vlerësim sidomos për bashkimin e himneve të dy vendeve dhe ngritjen e flamurit kombëtar të Bullgarisë”, tha ai.Gjatë kësaj vizite i deleguari i Bullgarisë takoi Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, si dhe përfaqësues të tjerë vendor të qytetit të Fierit .