Alarm për bombë në Amb. britanike, telefonata misterioze alarmon trupën diplomatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2014, 13:35
Një telefonatë anonime për bombë pranë ambasadës britanike në Tiranë ka ngritur në këmbë gjithë policinë e kryeqytetit.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe forcat xheniere, të cilët kanë rrethuar zonën duke vijuar kontrollohet.Pas kontrolleve të forcave të policisë nuk u gjet asnjë objekt i dyshimtë pranë ambasadës dhe alarmi për bombë rezultoi fals.Ndërkohë policia është duke hetuar për identifikimin e personit i cili telefonoi në numrin 129 duke dhënë alarmin e rremë.