Të ndryshojë ligji për për furgonët-taksi, Korçë, protestuesit kundër shoqatës

Protesta e furgonëve taksi në Qarkun e Korçës ka hyrë në ditën e 27-të të saj, ndërsa transporti i pasagjerëve vijon ende të jetë i pezulluar. Drejtuesit e furgonëve kanë kërkuar mbështetje për kërkesat e tyre edhe nga shoqatat e biznesit, studentët apo edhe familjarë të tyre, ndërsa i kanë përsëritur apelin parlamentit shqiptar për ndryshimin e ligjit të vitit 1998 për furgonat taksi.Nga ana tjetër, drejtuesit e furgonëve dhe sindikatës së Korçës i kanë bërë thirrje kreut të shoqatave të autobusëve, Kujtim Mema, të mos organizojë kundër mitingje ndaj furgonëve, pasi do të përballet me një kundër-protestë të fuqishme nga ana e tyre.Pezullimi i punës nga ana e furgonëve taksi vijon ti japë mundësi rritjeje konkurencës së pandershme e cila ditët e fundit ka përfituar jashtë mase, ashtu siç kanë përfituar edhe autobusët e vjetër të viteve  80-të, të cilët konsiderohen si ndotës të mëdhenj të ambjetit por mbi të gjitha përbëjnë një rrezik të hapur për jetën e qytetarëve pasi gjendja e tyre teknike lë për të dëshiruar.