Filmi “12 Years A Slave” fiton çmimin Oskar. “Graviteti” fiton 7 çmime

Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkencës ndau mbrëmë Çmimet Oskar, nderimet më prestigjoze të arritjeve të vitit në kinematorgrafi. Filmi "12 Years a Slave" ishte fituesi i mbrëmjes pasi mori statujën e artë në kategorinë e Filmit më të Mirë.Në kategorinë e regjisorit më të mirë, çmimin e fitoi Alfonso Cuaron për filmin Gravity. Ky film fitoi edhe në kategorinë e kinematografisë më të mirë.Cate Blanchet u nderuar me Çmimin Oskar si Aktorja më e Mirë e vitit për interpretimin në filmin Blue Jasmine.Matthew McConaghay, për herë të parë i emëruar për Çmimin Oskar fitoi statujën e lakmuar në kategorinë e aktorit më të mirë për interpretimin e personazhit kryesor në filmin Dallas Buyers Club.Aktorja Lupita Nyong’o u nderua me çmimin si Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor për interpretimin e saj në filmin 12 Years a Slave, ndërsa Jared Leto ishte fitues në kategorinë Aktori më i Mirë në Rol Dytësor për lojën në filmin Dallas Buyers Club.Filmi Her fitoi Oskarin për kolonën zanore më të mirë.