Petrit Vasili në “Ora News”: Akuzat e Berishës ndaj Fyles një lajthitje
Për Kryetarin e grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj komisionerit Stefan Fyle më shumë se deklarata të papërgjegjshme janë një lajthitje e një dite pushimi.Vasili tha nga studion e lajmeve të “Ora News” se akuzat e Berishës ishin një nxjerrje e mllefit të akumuluar ndër vite përballë komisionerit, përballë të cilave Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike duhet të qartësojë pozicionin e tij.Vasili ka komentuar edhe raportimet se SHISH përgjon krerët e policisë së shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, duke paralajmëruar vëmendjen e fortë të institucioneve dhe parlamentit.Për punën e mazhorancës aktuale Vasili tha se fokusi kryesor mbetet përmirësimi i gjendjes ekonomike të vendit.