Tiranë, policia arreston një person të shpallur kërkim

Seksioni i Kërkimit në policinë e Tiranës vë në pranga një person të shpallur në kërkim.Ramis Buzali, 44 vjec, lindur dhe banues në Tiranë u ndalua nga blutë rreth orës 11:30 në rrugën e Elbasanit, pasi Prokuroria Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin e dt.30.01.2014 per ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" parashikuar nga neni 321 i K.Penal.Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.