Ministri Angelo Alfano përshëndet operacionin për kapjen e Foto Dashit
Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane për kapjen e të shumërkuarit Foto Dashi, i cili ishte në listën e 100 të kërkuarve më të rrezikshëm në Itali, është përshëndetur nga Ministri i Brendshëm Italian Angelo Alfano.Sipas agjencive italiane të shtypit, Ministri i Brendshëm Angelino Alfano ka përgëzuar Drejtuesin e Policisë dhe Task Forcën Italo-Shqiptare për operacionin e shkëlqyer që çoi në arrestimin në Shqipëri të Foto Dashit, i vendosur në listën e 100 të kërkuarve me rrezikshmëri maksimale.Ky operacion, theksohet në deklaratë, shënon një fazë të rëndësishme të një bashkëpunimi të gjërë mes dy policive.48-vjeçari duhet të vuajë mbi 15 vite burgim për veprat penale të reduktimit në skllavëri dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ai ishte në kërkim nga viti 1998. Aktualisht vijojnë proçeduarat e ekstradimit të tij drejt Italisë.Ky operacion është realizuar në vijim të krijimit të task forcës së përbashkët ndërmjet policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, e ngritur në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare dhe Italiane më 30 janar në Romë.