Përvjetori i Beslidhjes së Lezhës, simpozium në Tiranë për informimin e brezit të ri

Aktivitete në përkujtimin e 570 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, janë zhvilluar edhe në Tiranë, ku Drejtoria Arsimore  ka organizuar një simpozium historik.Pjesëmarrës në këtë aktivitet ku përveç të rinjve të gjimnazeve të kryeqytetit ishin historianë, akademikë dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, ku u diskutua mbi rolin e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në bashkimin e vendit. Nëpërmjet këtij  aktiviteti synohet nxitja dhe edukimi i brezit të ri, përmes njohjes së historisë dhe kulturës.Data 2 Mars 1444 do të shënonte bashkimin e të gjithë princërve shqiptarë për të formuar Kuvendin e parë në historinë e formimit të shtetit shqiptar, duke marrë emrin "Besëlidhja e Lezhës" .