10-vjeçari humb jetën 4 ditë pas aksidentit, po kalonte në Sauk, babai i tij vdiq në vend

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës 10 vjeçari i cili u aksidentua 4 ditë më parë në zonën e Saukut. Kështu ka shkuar në dy bilanci i viktimave të këtij aksidenti dhe bëhet fjalë për babë e bir.I ati i të miturit ndërroi jetë menjëherë pas aksidentin, pak orë pasi u dërgua në spital. 46-vjeçari Bujar Brahja mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta dhe djali i tij me iniciale S.B.Ka qënë e pamundur për bluzat e bardha të mbanin në jetë të miturin. Si pasojë e përplasjes me automjetin tip tip Benz me targë EL 9965 B ai kishte marrë plagë të rënda duke dëmtuar organet jetësore.Aksidenti ndodhi ndërsda babë e bir po kalonin rrugën e Saukut, pranë Shkollës së Policisë. Policia ka arrestuar 19 vjeçarin  që shkaktoi aksidentin e rëndë.