Berisha akuzon Fylen: Filoserb, bllokimi i tre ligjeve, kurthi i tij
Në një opinion të shkruar në shumë rreshta ku analizon gjerësisht të gjithë rrugën Euro-Atlantike të Shqipërisë, Ish- kryeministri Sali Berisha, shprehet se vendi ynë mund të rrezikojë për herë të tretë të mos marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Ish-kryeministri shprehet me nota tejet negative mbi rolin e Partisë Socialiste dhe të kreut të saj Edi Rama në këtë proçes, pa anashkaluar dhe akuzat për Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle. Sipas tij, historia e proçesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO tregon se gjatë këtyre 23 viteve, Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet lokomotiva e integrimit të vendit kurse Edi Rama dhe Partia Socialiste në pushtet ose në opozitë, ka bërë gjthçka për bllokimin e proçeseve të integrimit. Berisha thekson se kryeministri Rama nuk ka ka interes integrimin, por pushtetin personal.
Ish-kyeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra dhe ndaj Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, të cilin e konsideron një politikan të shkollës ruse dhe një serbofil. Berisha thotë se kushti i tre ligjeve ishte një kurth i Stefan Fules, një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, i papërmbajtur dhe majtist i thekur, e gjith kjo sipas tij, për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit. Ky kusht sipas Berishës nuk i ishte vendosur kujt ndonjëherë, dhe në legjislacionin tonë nuk kishte boshllëk ligjor për këto tre ligje.
Gjithashtu Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, sipas Berishës, u ka drejtuar një letër Ministrave të Jashtëm të BE, në mbështetje të rekomandimit të Komisionit Europian për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, letër që sipas tij bazohej pjesërisht në të vërteta të pamohueshme, por kishte dhe paragrafe të tëra gjysëm dhe të pavërtetë, sikur të ishin shkruajtur në zyrën e Edi Ramës, duke injoruar faktin e thjeshtë se pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të BE kanë përfaqësi diplomatike në Tiranë, që informojnë online qeveritë e tyre mbi zhvillimet në Shqipëri .
"Fule dhe Rama, qëllimin e realizuan dhe, me miratimin ose jo të Komisionerit të Zgjerimit, Edi Rama përdori këtë raport, krahas videos për Ilir Metën, për të organizuar puçin e 21 Janarit." Shkruan ish kryeministri.