Berisha:Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, njëlloj si i Hitlerit ndaj Çekosllovakisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin për një ndërhyrje të mundshme të Ukrainë.Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se agresioni i Putinit ndaj Ukrainës është njëlloj si agresioni i Hitlerit dhe Brezhnievit ndaj Çekosllovakisë.Postimi i plotëTe dashur miq, pushtimi i Krimese nga Putini te kujton pushtimin e Çekosllovakise nga Hitleri dhe me vone nga Brezhnievi. Ju ftoj ta denojme kete agresion ndaj nje vendi te lire me forcen tone me te madhe.Ky agresion eshte nje dhunim flagrant i ligjit nderkombetar, kartes se OKB, OSBE dhe memorandumit te Budapestit per Ukrainen te firmosur nga SHBA, Britania e Madhe por dhe vet Rusia. Me agresionin kunder Ukraines dhe pushtimin e territoreve te gjera te saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve te tjera per rikthimin e perendorise ruse.