Divorcet fenomen në rritje, psikologët: Shkaktojnë pasoja të rënda tek fëmijët
Divorcet në Gjykatën e Tiranës kanë shënuar rritje gjatë vitit 2013. Të dhënat e fundit të konstatuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë tregojnë se për periudhën 1 Janar 2013 - 31 dhjetor 2013 janë paraqitur 660 raste për zgjidhje të martesave, ku vetëm 240 prej këtyre rasteve janë të reja, të cilat i janë shtuar dosjeve të Gjykatës së Tiranës.Për sociologen, Entela Binjaku zgjidhjet e martesave janë një problem shqetësues jo vetëm për shoqërinë pasi ato prekin drejtpërsëdrejti fëmijët, të cilët e vuajnë më shumë ndarjen e prindërve.Sipas Binjakut procesi i ndarjes së prindërve e vështirëson gjendjen emocionale të fëmijës, ndërsa shton që nëna ka rolin vendimtar për t'ia komunikuar atë.Mosha më e prekur ndaj proceseve divorcuese të prindërve, thekson sociologia, Entela Binjaku është ajo 10 deri në 12 vjec, ku dhe vështirësia e pranimit të zgjidhjes së martesës është akoma dhe më e lartë.