Meta: Sfidat kërkojnë unitet, edhe pas 570 vitesh ka nevojë për bashkim

Kreu i Kuvendit i ka bërë apel politikës shqiptare që të bashkëpunojnë në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e dha këtë mesazh në ceremoninë e 570-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Sipas Metës politika shqiptare duhet të lër inatet dhe të nisë punën për integrimin e Shqipërisë si dhe për rritjen ekonomike.Në fjalën e tij, Meta duke iu referuar Besëlishjes së Lezhës shtoi se edhe sot shqiptarët duket të lënë mëritë dhe ndasitë politike dhe të bashkohen për të përmbushur qëllimin e të gjithë  shqiptarëve, atë të integrimit në Bashkimin Europian."Mund të ndërgjegjësohemi më mirë për domosdoshmërinë për të qënë të bashkuar përballë rreziqeve dhe sfidave kryesore me të cilat përballet shoqëria jonë. Vetëm kur kujtojmë përjetësinë e një figure si Gjergj Kastrioti kujtojmë qartë padobinë e inateve të vogla në politikën e sotme shqiptare, të grindjeve, të egoizmit dhe të mendje shkurtësisë. Sot armiku kryesor i shqiptarëve është varfëria dhe papunësia, është ndarja e thellë dhe tensioni i panevojshëm politik. Këta janë armiqtë që na kërcënojnë ne në rrugën tonë për një zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në interes  të gjithë qytetarëve tanë. Askush nuk është dhe nuk duhet të jetë i tepërt në përpjekjet tona për të realizuar prioritetin tonë kombëtar, të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe të shndërrimit të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare në një vend dhe shoqëri europiane" tha Meta.Meta theksoi më tej se shqiptarët këtë vit do të festojnë një tjetër ngjarje të rëndësishme, atë të vjetorit të Çlirimit të vendit. "Kjo do të jetë një tjetër shenjë e fortë e respektit dhe e mirënjohjes sonë për gjithë ata që bënë më të mirën për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe krenarinë tonë kombëtare. Popujt e vegjël nuk kanë shumë çaste krenarie në histori. Ne shqiptarët jemi me fat sepse kemi disa të tilla. Kemi Besëlidhjen e Lezhës, kemi Lidhjen e Prizrenit, kemi Kuvendin e Pavarësisë së Vlorës, kemi Konferencën e Pezës, etj. Prandaj kur krahasohemi me maja të tilla historike ne mund të kuptojmë më mirë të sotmen tonë dhe mund të përjektojmë më ndershmërisht të nesërmen tonë të përbashkët" shtoi ai.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ka marrë pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila deklaroi se Mesazhet e Kuvendit të Lezhës janë përherë e më aktuale për bashkimin dhe unitetin e vendit.Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.Për më shumë vite e shekuj e edhe sot ky kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike në të cilat vendosë shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respekton mendimet e pleqërisë shqiptare.