Lezhë, qytetarët ankohen për kontenierët e mbeturinave
Mbishkrimi mbi koshat e mbeturinave në hyrje te Lezhës, është një formë proteste për prezantimin e parë që i bëhet këtij qyteti.
Vendosja e tyre në kryqëzim, në një vend të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me kodin rrugor,sipas ideatorit të kësaj proteste Vasil Martini, është mënyra që po prezantohet Lezha. Sipas tij, ky është monumenti më i ri që bashkia ka vendosur të promovojë së fundmi.Edhe për qytetarët lezhjanë ky nuk është vendi ku duhet të qëndrojnë këto kosha mbeturinash, por ata s`mund ta ndryshojnë këtë realitet.Vendosja e kontenierëve në vende të papërshtashme është kthyer në një problem edhe në shumë zona, të tjera në qytetin e Lezhës, ndërsa bashkia nuk ka marrë asnjë masë për largimin e tyre, dhe vendosjen në vende të përshtatshme.