Zbulohen 14 raste me gripin e derrit, 5 pacientë të prekur nga virusi AH3N2

Deri tani në Shqipëri numërohen 14 raste me virusin AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Lajmi është bërë i ditur nga Gazmend Bejtja, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë një interviste në RTV Ora News.“Jemi në nivelet maksimale të pritshme apo të mesatares shumëvjeçare të infeksionit në Shqipëri, jemi në shifrat 16500 raste në javë me infeksione respiratore të ndryshme, jo domosdoshmërisht grip. Nga 333 mostra vetëm 32 kanë rezultuar pozitiv për virusin A të gripit. Në Shqipëri qarkullojnë tre tipe të virusit, ai sezonal, i derrit dhe një virus B. Rastet me virus A ndahen në 2/3 në virus të tipit pandemik dhe pjesa tjetër sezonal. Deri sot në Shqipëri rezultojnë rreth 14 raste me virusin AH1N1, nga totali i 33 rasteve që kanë rezultuar pozitv”tha ai.Por cilët janë simptomat dhe si duhet ta kuptojmë që jemi të infektuar nga këto viruse?“Temperatura, dhimbja e fortë e muskujve, dhimbja e kokës.Pastaj fillojnë shenja respiratore, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, kollë, dhimbje, gjoksi, dhimbje shpine, janë shenja që na bëjnë të drejtohemi për të kërkuar ndihmë mjekësore për përgatesat që duhet të bëjmë gjatë ditëve të para”thekson Bejtja.Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë apeloi qytetarët të bëjnë kujdes me vaksinimin për të shmangur prekjen nga infeksionet respiratore apo viruset gripale. Gjithashtu ai kërkoi që të mos neglizhojnë simptomat sepse nga viruse të tilla apo nga një gjendje gripale mund të shkohet deri në humbje jete.