Kreu i Hipotekave Ilirjan Muho, kallëzim për 3 ish-punonjës në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2014, 16:29
Kryetari i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho, ka kallëzuar në Prokurori 3 ish-punonjës të ZVRPP në Sarandë.Kështu kallëzim penal është depozituar për ish-regjistruesin e ZVRPP së Sarandës Bajram Alidhima, për hartografin Robert Piro dhe për juristen Albjona Rexho.Kallëzimi nga Kryeregjistruesi Ilirjan Muho është bërë pas abuzimeve që janë konstatuar gjatë muajit korrik dhe shtator të 2013-ës në zonën e parkut të Butrintit.