2 raste me gripin e derrit, 5 pacientë rezultojnë të prekur nga virusi AH3N2
E ndërsa autoritetet shëndetësore janë në gadishmëri për të përballuar 2 viruset më të rrezikshëm gripal, në Tiranë raportohen pacientët e parë për këtë vit të prekur me AH1N1 që e njohim si gripi i derrit dhe me virusin Ah3n2 i cili në Amerikë një vit më parë shënoi viktima.Në shërbimin e infektivit në QSUT janë paraqitur 2 raste me virusin vdekjeprurës AH1NI, një prej të cilëve një 50 vjeçar nga Tirana, i cili prej 3 ditësh është në reancimacionin e këtij shërbimi në gjendje të rëndë.Ndërsa me virusin AH3N2 janë të prekur 5 persona. Detajet për gjendjen e tyre shëndetësore i jep shefi i shërbimit Dhimitër Kraja.Por cilët janë simptomat dhe si duhet ta kuptojmë që jemi të infektuar nga këto viruse?“Temperatura, dhimbja e fortë e muskujve, dhimbja e kokës.Pastaj fillojnë shenja respiratore, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, kollë, dhimbje, gjoksi, dhimbje shpine, janë shenja që na bëjnë të drejtohemi për të kërkuar ndihmë mjekësore për përgatesat që duhet të bëjmë gjatë ditëve të para”tha mjekja Entela Kolovari.Mjekët vazhdimisht sensibilizojnë që të bëhet kujdes me vaksinimin për të shmangur prekjen nga infeksionet respiratore apo viruset gripale.Gjithashtu kërkojnë që të mos neglizhojnë simptomat sepse nga viruse të tilla apo nga një gjendje gripale mund të shkohet deri në humbje jete.