Shkodër, reforma territoriale, mbledhja bojkotohet nga përfaqësuesit e djathtë
Perfaqesuesit e djathte te njesive vendore ne Shkoder bojkotuan mbledhjen e grupit te punes per reformen administrativo-territoriale, e thirrur nga prefekti Paulin Radovani.Ne tryezen ku duhej te ishin 12 anetare, munguan 3 prej drejtuesve kryesore te Bashkive me te medha, ai i bashkise Shkoder Lorenc Luka, i Pukes Beqir Arifaj dhe i Koplikut Ramadan Lika.Koordinatori teknik rajonal i zgjedhur nga qeveria, Agim Shimaj, tha se duhet treguar kujdes ne kryerjen e kesaj reforme, pasi ajo ka deshtuar ne disa vende te zhvilluara europiane.Te kontaktuar nga "Ora News", perfaqesuesit e djathte te Bashkive ne qarkun e Shkodres, kane bere me dije se ato nuk do te jene pjese e kesaj tryeze, ne baze te nje vendimi politik te marre nga Partia Demokratike.Grupi i ngritur nen koordinimin e Prefektit ka si objektiv kryesor mbeshtetjen teknike dhe keshillimin e Ministrit te Shtetit per Çeshtjet Vendore.Ne qarkun e Shkodres per shkak te shume zonave te thella malore, ndarja e re territoriale pritet te jete nje proçes kompleks pune, e qe do te hase ne kundershtine e nje pjese te madhe te te zgjedhurve aktual vendore.