Shqiptarët festojnë në Turqi 100-vjetorin e pavarësisë
100- vjetori i pavarësisë, përveçse në vend, është festuar edhe në Turqi. Guvernatori i Stambollit Huseyin Mutlu, ka pritur në Stamboll, me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë, Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë Erman Muça. Në këtë ceremoni në veçantë, shqiptarët në Turqi janë mirëpritur duke u bërë pjesë e aktivitetve të tilla të rralla për nderimin e një përvjetori të madh.Eventi u çel me interpretimin e himneve të dy vendeve dhe më pas programi vijoi me prerjen e tortës të përgatitur posaçërisht për këtë kremtim.Guvernatori Mutlu përshëndeti të pranishmit dhe mbarë popullin shqiptar si dhe uroi vazhdimin e bashkëpunimit dhe mes dy vendeve duke vlerësuar arritjet nga bashkëpunimi i deri tanishëm.Gjatë fjalimit ai përgëzoi marrëdhëniet e ngushta midis Turqisë dhe Shqipërisë nga e kaluara e deri në ditët e sotme.