Sekuestrohen 1 ton marijuanë, shpallen në kërkim 2 organizatorët

Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy organizatorët e trafikut të rreth një ton marijuane e cila u kap mbrëmë në aksin rrugor Gjirokastër- Memaliaj.Përkatësisht janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale S.I dhe I.E, ndërkohë që blutë kanë sekuestruar edhe dy automjete që kanë transportuar drogën nga Lazarati për në Tepelenë.Lënda narkotike rreth 1 ton hashash e llojit marijuanë u sekuestrua në një kamion mbrëmjen e së shtunës në kuadër të operacionit të koduar “Ujëvara” të realizuar nga Drejtoria e Forcës Operacionale e policisë së Gjirokastrës.Ndërkaq policia arrestoi drejtuesin e kamionit me targa AA308FX,Ardjan Serezi, 45 vjeç, efektiv i Policisë së Shtetit, dhe konkretisht shofer në parkun e automjeteve të këtij dikasteri, i cili drejtonte kamionin me targa AA308FX.Sekuestrohen 169 kg drogë në Shkodër, kishte destinacion Malin e Zi, 4 në pragaNdërkaq rreth orës 17:00 të ditës të djeshme ne Shkodër forcat e policisë kanë sekuestruar 169 kilogramë drogë të llojit mariuanë në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Iliria”.Sasia e drogës u kap gjatë një operacioni të ushtruar në një furgon, ndërsa policia arrestoi katër persona si posedues të saj, përkatësisht Aleksandër Shpati 25 vjeç, Arben Shpati 25 vjeç, Blinar Luka 25 vjeç dhe Paulin Shpati 30 vjeç.Gjithashtu janë ndaluar dhe dy makina të tjera të cilat shoqëronin dhe ruanin furgonin me drogë.Njëra, një veturë e po të njëjtit tip me targa SH 3850 E, e drejtuar nga Arben Shpati dhe me pasagjer Aleksandër Shpatin, ku u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës edhe një amë zjarri Automatik Model 56 mm.Tjetra,një automjet tipit Mercedez Benz me targa AA 468 BN, me drejtues Blinar Lukaj që shoqëronte rrugëtimin e drogës për në Tiranë.Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, lënda narkotike kishte destinacion shtetin fqinj, Malin e Zi.