Durrës, ndarja e re territoriale, opozita nuk merr pjesë në takimin e Prefekturës

Opozita nuk është bërë pjesë e grupit të punës, pranë Prefekturës së Qarkut, Durrës për ndarjen e re territoriale dhe administrative.Grupi i punës në nivel përfshin drejtuesit aktualë të njësive të qeverisjes vendore, dhe shumë drejtues të këtyre njësive, në nivel rajonal, por në këtë takim të parë, përfaqësuesit vendorë të forcave politike të opozitës nuk morën pjesë.Proçesi i ndarjes së re territoriale është përfshirë nga debate të shumta, pasi mazhorca parlamentare nuk ofroi konsensus për rolin e opozitës dhe votën e saj. Gjithsesi, prefekti i Qarkut të Durrësit, edhe pse në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, ka bërë të ditur pritshmëritë nga grupi i punës.Qarku i Durrësit ka 16 njësi të qeverisjes vendore: 6 bashki dhe 10 komuna..