Vizita e Venizelos në Shqipëri sjell reagimin e deputetëve të PDIU
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2014, 19:59
Deputetët e PDIU, kanë komentuar nga Vlora vizitën e Ministrit grek Venizelos në vendin tonë. Deputeti, Dashamir Tahiri, është shprehur se vizita e Minitrit grek Venizelos nuk solli asgjë të re, duke i cilësuar si të njëjta deklarata të thëna nga ai. Tahiri tha se u përmend ligji i luftës, ndërsa traktati i miqësisë ende mungon mes dy vendeve. Ndërsa në të tilla takime duhet të jetë si pjesë e opozitës një deputet i PDIU-së.
Ndërkohë deputeti Tahir Muhedini, theksoi se ka ardhur koha ti jepet zgjidhje problemeve të cilat prej kohësh vazhdojnë të jenë prezente.
Këto deklarata u bene nga qyteti i Vlores ku Shoqata Patriotike “Çamëria” ka festuar 23-vjetorin e themelimit të saj, me pjesëmarjen e mjaft përfaqësuesve, dhe themeluesve të saj ndër vite
Shoqata patriotike “Çamëria” dega Vlorë ka festuar 23-vjetorin e themelimit të saj, ku kanë marrë pjesë themeluesit e saj ndër vite ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Nderit i Partisë për Drejtësi dhe Unitet ,Tahir Muedini, i cili ka përcjellë mesazhin e bashkimit duke ndjekur rrugën e të parëve.Ndërkohë Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, njëkohësisht dhe deputet i qarkut të Vlorës ka theksuar se çështja çame nuk është më çështje sallash, por parlamenti dhe aty ka nënvizuar me tej z. Tahiri, çamët duhet të tregojnë forcën e tyre.Në 23-vjetorin e themelimit të shoqatës patriotike “Çamëria” janë ndarë gjithashtu edhe çertifikata mirënjohje për kontribuesit e kësaj shoqate ndër vite. Me çertifikatë mirënjohje nga shoqata “Çamëria” është nderuar korifeu i valles çame Taip Madani, i cili humbi jetën tragjikisht rreth dy javë më parë në një aksident me makinë.