Aksidentohet autobusi urban, del nga rruga përplaset me pemën, 5 të plagosur
Aksidentohet një autobus i linjës urbane në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30 të mbrëmjes ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me një pemë në afërsi të Piramidës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 prej pasagjerëve që udhëtonin në mjet.
Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, ndërkohë që të plagosurit kanë pësuar dëmtime të gjymtyrëve për shkak të përplasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën autoambulancat, duke bërë të mundur transportimin në spital të të plagosurve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i urbanit është shoqëruar në komisariat dhe i është nënshtruar testeve të alkoolit, pasi fillimisht u dyshua se kishte konsumuar lëndë narkotike.
Sipas policisë, pas kontrolleve të ushtruara mbi mjetin, ka rezultuar se autobusi me targa Tr 5714 U ka patur defekt teknik.