Shkodër, tre persona marrin peng shtetasin malazez

Një shtetas malazez ka denoncuar në policinë e Shkodrës se është marrë peng nga tre persona. Ai është paraqitur në policinë e Shkodrës duke pretenduar se është mbajtur peng për disa orë dhe se pengmarrja ka nisur në Tuz të malit të Zi e ka përfunduar në Shkodër.Policia sqaron se personi i mbajtur peng është një shqiptar i malit të Zi me banim në Tuz, ndërsa nuk jepen më shumë detaje për mënyrën se si është rrëmbyer dhe çfarë kanë kërkuar prej tij 3 personat që e kanë marrë peng.Mësohet se njëri nga pengmarrësit është gjithashtu shqiptar me banim në Tuz të Malit të Zi. Policia pasi ka marrë deklarimet e tij ka nisur hetimet për të verifikuar vërtetësinë e tyre e për të zbardhur më tej ngjarjen..