Torturohen, vriten e më pas digjen dy të rinj, vrasja mafioze në Durrës, krimi për trafik droge
Ky kolltuk ka qene vendi i fundit ku dy te rinjte nga Fusha Kruja kane perjetuar minutat e fundit te jetes, por edhe momentet e tmerrit qe i çoi drejt fundit tragjik ne periferi te Durresit.
Nje skenar mafioz, si ne nje film hollivudian ka sjelle nje vrasje te dyfishte te Albert Kasalles 32 vjeç dhe Shaban Babasit 27 vjeç dhe djegien me pas te trupave ne zonen e ish-Kenetes ne nje makine qe eshte shkrumbuar bashke me ta.





Sipas versionit policor dy te rinjte jane vrare me plumb ne koke ne kete banese qe i perkiste nje çifti të sapokthyer nga emigracioni.
Dhoma ku eshte kryer krimi eshte e pergjakur me gjithe tentativen e autoreve per te pastruar gjurmet.

Me pas jane vendosur ne mjetin tip Benz me targa AA 930 BJ dhe jane djegur diku mes ish-Kenetes dhe Shen Vlashit ne Durres.


Ndërkaq, policia ka identifikuar autorin e vrasjes, 32-vjeçarin Odise Verbofshi, banues në lagjen numër 14 në Shkozet, Durrës, i cili është shpallur në kërkim si dhe ka arrestuar 20-vjeçarin Gazep Pili, banor i lagjes Nr.15 Durres, i cili dyshohet të ketë bashkëvepruar me autorin ne asgjesimin e kufomave.Gazep Pili ka gjithashtu edhe lidhje gjaku me bashkeshorten e 32-vjeçarit Odise Verbofshi.
Gjate kontrollit na banesen e krimit eshte gjetur edhe nje sasi droge, e cila mendohet se ka qene edhe shkaku i krimit te rende qe ka tronditur gjithe vendin.
Deklarata e plotë e policisëDurrës po digjej një automjet. Menjëherë në vend u dërguan shërbime zjarrfikës të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. U konstatua djeg'ja e autoveturës Benz me targa AA930DJ; mjet brenda së cilit, në bagazhin dhe sediljen e pasme të tij, ndodheshin trupat e pajetë të dy shtetasve.Menjëherë Grupi Hetimor filloi kryerjen e veprimeve të para. Nën drejtimin e drejtuesve të strukturave policore të Qarkut dhe Prokurorisë së Rrethit Durrës shërbime Policie vijuan me hetime në vazhdim të së cilave u identifikuan kufomat e shtetasve sipas identiteteve të mëposhtme:1-Shaban Babasi, 27 vjec, banues në Fshat Fushë Krujë, i padënuar më parë.2-Albert Kasalla, 32 vjec, banues në Fshat Fushë Krujë, i padënuar më parë.Lidhur me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan e pyetën në Polici 36 persona që kishin dijeni mbi hetimet në fjalë. Puna intensive hetimore e ndërmarrë përgjatë gjithë natës dhe ditës së sotme çoi këtë strukturë drejt identifikimit të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Odise Verbofshi, 32 vjec, banor i lagjes Nr.14 Shkozet Durrës, i padënuar më parë, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë dhe po me intensitet kanë vijuar e po kryhen kërkime për kapjen e tij.Nga tërësia e veprimeve të para të ndërmara nga struktura për Krimet e Rënda Durrës rezultoi se dy shtetasit në fjalë ishin vrare paraprakisht me armë zjarri dhe më pas ishin transportuar për t'u djegur nga autori i ngjarjes së bashku me automjetin në funksion të fshehjes së gjurmëve e provave. Gjithashtu rezulton se vrasja e dy shtetasve ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së autorit në Shkozet, me armë zjarri pistoletë.Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit Kanabis Sativa. Krahas provave të tjera, në banesën ku ka ndodhur krimi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe:-74 kg Kanabis Sativa e ndarë në pako, e stivuar në rafte në ambientet e banesës-1 pistoletë e markës Ekol Special, e kalibrit 9 mm-1 pistoletë me krëhër, e markës Lady K Italy, e kalibrit 8 mm-1 krëhër pistolete me një fishek në tëShtetasi Odise Verbofshi është shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen e rëndë, për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kunder dy ose me shume personave", "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Prodhim e shitje e lendeve narkotike" parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278/4 dhe 283/2 të Kodit Penal. Aktualisht nga strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Durres po punohet për kapjen e tij ne bashkëpunim te ngushtë edhe me policinë e rretheve të tjerë e Policinë Kufitare; dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes mbi mundesine e perfshirjes edhe te personave te tjere si bashkepunetore ne kryerjen e krimit.Në vijim të veprimeve proceduriale lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozet, më datë 21.02.2014, ora 18.30, u arrestua ne flagrance një tjetër shtetas, i cili dyshohet të ketë bashkëvepruar me autorin ne asgjesimin e kufomave.Konkretisht Gazep Pili, 20 vjec, banor i lagjes Nr.15 Durres, person me lidhje gjaku me bashkeshorten e shtetasit Odise Verbofshi.Ky shtetas u arrestua për vepren penale të parashikuar nga neni 303 I Kodit Penal, "Fshehja ose asgjesimi i kufomës".Materialet do t'i percillen per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres