Venizelos takon Ramën: Statusi, prioritet i Presidencës greke

Numri dy i qeverisë greke dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos, ka mbërritur mbrëmjen e se enjtes në Tiranë. Takimin e parë Venizelos e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.Sipas njoftimit për mediat të Kryeministrisë, në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë, për të cilën Kryeministri Rama u shpreh besimplotë për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në muajin qershor, gjatë Presidencës greke të Bashkimit Evropian.Gjithashtu, Kryeministri Rama e njohu Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë edhe me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit.Venizelos siguroi Kryeministrin Rama se marrja e statusit të Shqipërisë gjatë Presidencës greke të BE-së është një prioritet kyç i kësaj presidence.Kryediplomati grek  i ofroi Kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar proçesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.Axhenda e takimeve të numrit dy të qeverise helene vijon nesër në orën 9:30 homologun shqiptar Ditmir Bushati. Rreth një orë më vonë do të jetë në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për të vijuar takimet me liderin e opozitës Lulzim Bashën në orën 11:15 minuta. Ndërsa në mesditë do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.Vizita e Venizelos në Tiranë përmbyllet me një konferencë shtypi në orën 15:00 në qendrën për Informim të Bashkimit Europian.