“Shqipëria në dekadën e integrimit”, Raunig: Tregohuni të duruar dhe të sinqertë
Ambasadori i OSBE, Florian Rauning, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në RTV “Ora News”, e ka konsideruar dekadën që po jetojmë si të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Si një njohës i mirë i realitetit shqiptar të pasviteve `90, me një shqipe imresionuese, ai thotë se kjo sigurisht do të shoqërohet me sfida. Për të populli shqiptar dhe spektri politik kanë në përbërje të tyre doza të larta emocioni.Ambasadori i OSBE, Florian Rauning ftoi të gjithë politikanët shqiptarë që të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket reformës së territorit dhe solli në vëmendjen e opinionit edhe shqetësimin për mbetjet kimike të cilat janë aty dhe OSBE po punon për të gjetur një zgjidhje për asgjesimin e tyre.Intervista e plotëSot, 20 shkurt, dita e një proteste të thirrur nga opozita, në parlament ka patur gjithashtu debate të nxehta midis mazhorancës dhe opozitës për një ngjarje që shqiptarët i dhanë një përgjigje të tyre në 20 shkurt të 1991, rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Mendoni se Shqipëria e ka bërë gjykimin për të shkuarën e saj ashtu siç duhet në këto 23 vjet?Shqipëria kishte nevojë të gjente identitet të ri. Është vështirë, duhet kohë për të gjetur stabilizim por zhvillimi i deritanishëm ishte kolosal megjitë problemet që ka akoma. Shpejtësia e zhvillimit të shoqërisë, së politikës dhe ekonomisë nuk përshtatet me traditën apo me ndryshim të traditave, të zakoneve, të mendimeve. Këto janë dy nivelet që ndoshta nuk kanë shkuar me të njëjtën shpejtësi, me të njëjtën cilësi.Ajo që konsideruat zhvillim kolosal, ambasadori i Gjermanisë e konsideroi si një rritje kaotike të Shqipërisë. A i kemi mundësitë tani ta zgjidhim këtë kaosin?Po kaosi gjithmonë ka edhe një elementë kreativ. Nga kaosi del diçka tjetër por është koha që të stabilizohet vendi, prandaj them që kjo është dekada e integrimit dhe integrim do të thotë edhe stabilizim, një vizion, se ku do shkojë Shqipëria dhe ka nevojë ndoshta edhe për më pak emocione. Shqipëria është një vend me shumë emocione që është bukur për njerëz që vijnë për njerëz që nuk vijnë nga vende kaq të emocionuar por ndoshta duhet të ulen pak gjakrat dhe emocionet.Edhe politikanët mes tyre?Po në përgjithësi shqiptarët janë shumë të emocionuar dhe kuptohet edhe në politikë, patjetër.Dhe ato që e pësojnë nga emocionet janë institucionet e këtij vendi?Emocioni, mund të themi, është karakteri i një populli. Çdo popull ka një emocion apo çdo kulturë ka një nivel emocioni. Këto emocione janë të nevojshme, të bukura por duhet të duhet të kesh edhe këtu një nivel, një balancë.Si i analizoni institucionet e shtetit shqiptar të ngritur në këto 23 vite?Zhvillimi i institucioneve shkon bashkë me zhvillimin e vendit , me rritjen e pranimit të demokracisë apo të idesë apo të konceptit të demokracisë prandaj edhe institucionet nuk mund të funksionojnë 100% në mënyrë demokratike nga një ditë në tjetrën. Në një vend që nuk ka patur traditë demokratike, është vështirë të ndërtosh në mënyrë stabël institucionet. Duhet patjetër, është një sfidë çdo ditë sepse pa institucione të pavarura do jetë vështirë për t’u zhvilluar një vend, një traditë demokratike.Ju na mirëkuptoni që jemi këtu ku jemi sot?Unë mendoj se kur ke kritikë për veten tënde, gjithmonë është mirë. Autokritika është mirë. Nëse qytetarët shqiptarë thonë që nuk jemi kënaqur akoma me këtë nivel që kemi arritur deri tani është shumë mirë sepse ky ëstë progres, ky është zhvillim. Nuk flas për autokritikën në mënyrë të diktaturës sepse ajo ishte autokritikë të urdhëruar por jo, autokritikë konstruktive është mirë.Ju duket e shëndetshme demokracia që kemi aktualisht në Shqipëri?Është pyetje e vështirë. Është demokracia në zhvillim. Çdo ditë e më shëndetshëm.Ky zhvillim emocional, kaotik na ka sjellë dhe kosto. Kosto njerëzore, kosto finaciare, kosto të humbjes së kohës. A duhet të kishin qenë partnerët tanë ndërkombëtar pak më të ashpër dhe pak më direkt dhe me qytetarët dhe me klasën politike sepse disa nga gabimet kanë qenë të evitueshme.?Edhe kjo është një pyetje e vështirë apo një pyetje e mirë por unë mendoj në fund të fundit komuniteti ndërkombëtar ka asistuar apo ka ndihmuar shqiptarët, shtetin shqiptar për zhvillim por në fund të fundit është përgjegjësi e sovranitetit të shqiptarëve që të zhvillojnë veten e tyre me një asistencë nga jashtë, po, por motorri apo përgjegjësinë e ka Shqipëria. Jeni një popull, një shtet sovran prandaj përgjegjësinë e keni ju me asistencë nga jashtë.Vetëm se shqiptarët u kanë dhënë më shumë rol se ç’duhet të kenë ndërkombëtarëve kur janë zhgënjyer nga aktorët vendas.Po është kjo pyetje që sidomos në vitet ’90 por edhe në 2000, njerëzit kanë pyetur: - “Kur do zhvillohet Shqipëria. Kush na rregullon Shqipërinë?” – dhe unë kam thënë gjithmonë, juve e rregulloni Shqipërinë, jo të huajt. Ne do t’u japim mbështetje por është detyra e shqiptarit të rregullojë vendin e vetë, patjetër sepse ne jemi partnerë dhe partnerë do të thotë që ne flasim në të njëjtin nivel si juve.Keni drekuar me ministren Kodheli. Lidhet me reformën që do të bëjë ushtra apo edhe me angazhimin që ju keni patur edhe me projektin e bërë publik për çaktivizimin e armëve kimike. Shkatërrimin e disa elementëve.Po , ishte mbledhje pune, veçanërisht për këtë projekt të përbashkët midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe OSBE. Është çmilitarizimi i Shqipërisë. OSBE ka fokusin “Bekimi 4-t” që është tani në Shqipëri. Me një projekt të suskseshëm kemi paketuar 100 tonë kimikateve të rrezikshme, shumica nga ushtria që janë tani në Qafë-Mollë edhe tani po përpiqemi bashkë më ministrinë që të çojmë jashtë Shqipërisë kimikatet për t’u shkatërruar ose mund të shkatërrohen këtu , është ende për t’u vendosur sepse janë kosto që duhet të shikojmë por edhe mundësitë. Çfarë mund të shkatërrohet në vend, të bëhet sepse është mënyra më e sigurtë sepse nuk ka nevojë për transport sepse transporti ka kosto por edhe rrezikun e vetë. Duhet të bëjma akoma një studim se si duhet të shkojë puna.Si e vlerësoni atë reagim të qytetarëve shqiptarëve kundër ardhjes në Shqipëri të kimikatëve të rrezikshëm nga SIria nisur edhe nga fakti që lëndët kimike kanë qenë në Shqipëri, janë akoma aty. A u sollëm në mënyrë të pjekur në ndaj një propozimi që na erdhi?Ishte një vendim i brendshëm, një vendim që duhet të merrte Shqipëria. Ka ndodhur siç ka ndodhur, të themi një lëvizje demokratike, një lëvizje popullore që ishte kundër. Kishte argumenta që ishin pro edhe kundër. Më duket qeveria ka vendosur sipas situatës siç ishte.Ka një reformë që e ka çuar politikën në kufijtë e moskomunikimit, të dialogut dhe e kam fjalën për reformën teritoriale. Në gjykimin tuaj a është e rëndësishme dhe sa mund të ndikojë për procesin e ardhshëm në 2015 të zgjedhjeve lokale?Flitet për shumë kohë për një reformë territoriale dhe më duket se është mjaft e arsyeshme që të bëhet kjo reformë. Edhe nga ana e OSBE është mandati dhe asistenca në reformën territoriale dhe kuptohet, reforma i prek të gjithë njerëzit prandaj duhet të jetë sa më shumë gjithëpërfshirëse. Prapë edhe këtu është pyetja, cilësia dhe shpejtësia. Edhe pjesëmarrja e të gjithë aktorëve, faktorëve sidomos të banorëve të zonave të rretheve ku bëhen këto reforma.Do ta dëmtonte nëse reforma bëhet pa përfshirjen e opozitës në të?Po kuptohet. Pyetja e vazhdueshme në Shqipëri është konsensusi dhe ky vend ka nevojë për konsensus të paktën për reformat themelore të vendit sepse pa konsensus nuk zhvillohet ky vend. Nuk mund të bësh zhvillime të njëanshme. Këto janë projekte kombëtare prandaj të gjithë duhet të marrin pjesë në një projekt kombëtar.Ju e keni dëgjuar opozitën se pse nuk merr pjesë në këtë reformë, për shkak të gjërave që nuk kanë lidhje me reformën por me klimën politike në vend. Ju mendoni se do të zgjidhen gjërat deri vitin e ardhshëm kur do të kemi edhe procesin zgjedhor?Po unë shpresoj gjithmonë në zbutjen e gjakrave…Por po kontribuoni ndërkohë?Po po, ne po japim kontribut por mund të jetë një kontribut që është i dukshëm në publik por mund të jetë edhe tjetërPër këtë po ju pyesja, për këtë tjetrin?Po, po do ta bëjmë.Mendoni se do të ketë një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në qershor?Vështirë të thuash , unë tani jam në krye të OSBE tani në Shqupëri, jo të BE.Ju jeni një prej institucioneve që e nxisni gjithëpërfshirjen. Mazhoranca , opozita, pushteti lokal, pushteti qendror dhe këto janë në emër të progresit, të ecjes përpara, të së mirës së përbashkët. E shikoni që 2014 do të jetë një vit që do ta ketë këtë gjithëpërfshirje apo shikoni probleme në mënyrën e komunikimit dhe ndarjet që kanë politikanët?Shpresoj të jetë. Mundësitë i ka ndërkohë jemi akoma në fillim të këtij viti. E rëndësishme është, e nevojshme është patjetër por është vështirë të parashikosh gjërat në Shqipëri sepse çdo mëngjes është tjetër këtu.Do të kishte pasoja të rënda për vendin nëse nuk ndodh gjithë ky harmonizim i energjive dhe të funksionojë bashkëpunimi? Mazhorancë-opozitë, pushtet lokal-pushtet qendror?Shpresoj që jo por akoma është herët që të themi, por duhet të punojmë që të mos ketë pasoja të rënda , patjetër.Ju vetë nuk keni ndonjë skenar nga ata që e mbani nën tavolinë?Jo jo nuk kemi.Gjithashtu keni thënë se Shqipëria është vendi që nuk të lë të biesh në plogështi. E nesërmja është një ditë e re, siç e thatë dhe ti as nuk e di dhe as nuk mund ta marrësh dot mend se si do të jetë. Vërtet nuk e dini se si do të jetë e nesërmja e këtij vendi?Jo por kjo ëhstë referuar më shumë tek shpejtësia e zhvillimeve. Është tamam, sot deri nesër është një kohë e gjatë në Shqipëri por kur flasim për afat të gjatë të zhvillimit të vendit, është e qartë. Është demokratizimi, është zhvillimi ekonomik, stabilizimi dhe në fund të fundit është integrimi në bashkimin europian.Çfarë do t’i thonit një qytetari shqiptar tani që po ju ndjek, nëse nuk do të ishit para kamerave? Çfarë këshille për mënyrën se si duhet t’i kërkojë ai gjërat për zhvillimin e vendit, çfarë duhet të bëjë që nuk e ka bërë deri tani?Preferoj të mos jetë këshillë. Ajo që do t’i them unë është durim, durim dhe sinqeritet për çfarë konsiderohet zhvillim.Kur jeni në vendin tuaj dhe me miqtë tuaj dhe kur ju pyesin ata për Shqipërinë çfarë ju thoni?Popull shumë mikpritës.