Rruga automobilistike e Dasrisë, aksi prej 18 km në fazën përfundimtare të punimeve

Rruga automobilistike qe lidh zonen e Dasrise ne nenprefekturen e Lushnjes eshte duke ju nenshtruar nje rikonstruksioni, i cili pritet te shkurtoje ndjeshem distancen me qendren e qytetit. Fale investimit prej 90 milione lekesh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit punimet per rikonstruksionin e saj kane hyre tashme ne fazen e fundit, i cili parashikon asfaltimin e rruges e cila eshte 18 kilometra e gjate.Ky segment ka te perfshira ne projekt edhe trotuaret ne brendesi te fshatit, ndriçimin, si dhe kanalet kulluese. Hyqmet Leka nenkryetar i komunes Hysgjokaj shprehet se perfundimi i kesaj vepre do te sjelle edhe zhvillim ekonomik te banoreve, pasi shume prej prodhojne dhe transportojne drejt qytetit sasi te konsiderueshme te produkteve bujqesore.Ky aks rrugor dhe rikonstruksioni i tij ka nisur edhe me kembenguljen e ish-deputetit te ndjere te zones, Sokol Olldashi dhe shume prej banoreve kerkojne qe kjo rruge te mbaje emrin e tij.Pritet qe rikonstruksioni i ketij aksi te perfundoje se shpejti dhe ti jape impakt zhvillimi te gjithe zones se Dasrise.