Këshilli i Evropës organizon diskutim rreth jurisprudencës mbi “shpifjen” dhe praktikat më të mira

Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, në kuadër të projektit rajonal "Promovimi i lirisë së shprehjes dhe informimit dhe liria e mediave në Evropën Jug-Lindore", do të organizojë të premten një tryezëne rrumbullakët "Shpifja në jurisprudencën bashkëkohore, standardet dhe praktikatmë të mira".Anëtarëtë parlamentit, gjykatës, përfaqësues të medias dhe ekspertë do të diskutojnë rreth gjendjes aktuale të jurisprudencës për shpifjen, në vijim tëndryshimeve nga Kuvendi i Shqipërisë të dispozitave të kodit penaldhe civil për shpifjen, në vitin 2012.Legjislacioni për shpifjen mund të ndikojë negativisht në një mjedis të lirë dhe të hapur për medianpasi mund të ushqejë vetë-censurë dhe frikëtë tepruar ndaj pasojave ligjore.Z. Gavin Millar,ekspert i njohur i Ligjit për Median dhe Shpifjen, do të informojë në lidhje me zhvillimet në standardet ndërkombëtare dhejurisprudencën në zbatimtë nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe do të sjellë përvojën e tij në disa çështje gjyqësore.Aktiviteti do të adresohet nga Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marco Leidekker, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë* dhe Shqipërisë, Jan Braathu, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi,dhe Ministrja për Inovacionin dhe Administrimin Publik, Milena Harito.