E drejta e pronës intelektuale, MZHETS: Përmirësim të ligjeve, masa për abuzuesit

Pronësia intelektuale në vendin tonë ka shumë probleme dhe për këtë duhen masa urgjente.Në një takim ku u prezantua Raporti i Progresit të Strategjise Kombetare të Pronës Intelektuale 2010-2015 zv.ministrja, Brunilda Paskali, deklaroi se të gjitha nismat kanë mbetyur në letër.Numri 2 i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtise dhe Sipermarrjes paralajmëroi ndryshime ligjore dhe masa më të rrepta nga drejtësia.Drejtori i Markave dhe Patentave, Elvin Lako, u shpreh se është rritur ndërgjegjësimi i për pronën intelektuale, pasi gjatë 2013 janë dorëzuar 3 mijë e 282 kërkesa për patenta kombëtare.Në takim merrnin pjesë Zv. Ministrat e Financave, Drejtësisë, Arsimit dhe Sportit, Kulturës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm nga institucionet që bëjnë pjesë në grupin e punës.