Atentati në Milot, asnjë i dyshuar. Familjarët e viktimave: Nuk kemi asnjë konflikt

Kjo rruge Kalldremi poshte ures se vjeter te Milotit eshte vendi ku u krye atentati, në të cilin u ekzekutuan Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca, ndersa u plagos rende Aurel Prendi. Ende nuk dihen motivet dhe autoret, ndersa policia ka shoqeruar dhe marre ne pyetje mbi 10 persona.Nga hetimet e para behet e ditur se ne vendngjarje, jane gjetur nje arme zjarri automatik dhe nje pistolete, me te cilat mendohet te jete kryer krimi. Burime jo zyrtare kane bere te ditur se pas atentatit autoret jane larguar ne kembe pergjate lumit Mat, duke dale ne anen tjeter te ures.Familjaret e viktimave nuk kane asnje piste dyshimi per atentatin, duke pretenduar se nuk kishin asnje konflikt. Gjovalin Prendi, xhaxhai dha daja i viktimave kerkon qe ngjarja te zbardhet menjehere dhe autoret te vihen para drejtesise.“Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- thotë Gjovalin Prendi.Burime nga policia e Lezhes kane bere te ditur se po hetohet ne dy pista, ate te nje shenjestre te gabuar, ndersa behet e ditur se drejtuesi i mjetit Klodian Ndreca, i cili mbeti i vdekur eshte person me precedent penal dhe i dyshuar si autor ne nje ngjarje te dhunshme dite me pare ne Milot, ku nje i ri nga Rubiku u rrah barabarisht dhe aktualisht ne ndodhet ne gjendje te rende.Te rinjte qe po udhetonin me nje "Golf" u qelluan te ura e vjeter e Milotit, prane vendit ku banonte Ndreca. Ky dyshohet te kete qene dhe objektivi i sulmit qe mendohet te jete kryer nga te pakten dy autore.Plumbat e dale nga armet e atentatoreve kane deportuar edhe tek nje lokal qe ndodhej prane ures se Milotit, por fatmirësisht brenda nuk kishte asnje njeri.