Basha me FRPD: Qeveria të heq dorë nga bëmat që bllokojnë rrugën e Shqipërisë për në Europë

Një ditë përpara potestës së 20 Shkurtit, kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur në selinë blu, anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.“Lidhja mes të rinjëve të 23-viteve më parë dhe juve qëndron tek dëshira jonë për ta parë vendin një orë e më parë pjesë të plotë të BE-së, është një lidhje që fillon nga ushtimi I thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrja që ushtoi që ditët e para të nisjes së demokracisë, që ushtoi 23 vjet më parë në shëshin “Skënderbej”. Unë besoj se kjo i përfshin të gjitha.Europa është demokraci, është shtet ligjor, është kontartë kushtetuese, është zhvillim dhe mirëqënie, Europa është politika ekonomike të përgjegjëshme. Ne do të kërkojmë dhe do të japim një paralajmërim të qytetëruar për të vendosur, një paralajmërim të civilizuar por të prerë qeverisë: Të heq dorë nga ato veprime të cilat nuk e afrojnë Shqipërinë me Europën por e largojnë atë nga Europa, nga të gjitha ato bëma që bllokojnë rrugën e Shqipërisë për në Europë, siç janë shkelja e Kushtetutës, shkelja e ligjeve, nëpërkëmbja e Administratës Publike, injorimi i gjykatave dhe vendimeve të tyre. Mos zbatimi i vendimit të gjykatave është anti-evropiane. Ti japim një paralajmërim të fortë për të gjithë politikën e mashtrimit që kanë ngritur në kult me shpresën se shqiptarët harrojnë. T’u themi me bashkimin e zërave të lirë të rinisë shqiptare që nuk e shpërfill dot askush se shqiptarët nuk harrojnë premtimet,nuk mashtrohen se një kontratë midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve. Kjo është sjellje evropiane dhe këtë sjellje evropiane këtë paralajmërim evropian do i japin ne nesër qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u shpreh Basha.“Sot nuk ka shqiptar që nuk ndihet i tradhtuar i zhgënjyer nga kjo qeveri. Europianët nga jo europianët i ndan dinjiteti individual. Kjo qeveri do detyrohet ti thërrasë mendjes të ndryshoj kursin ose të largohet. Ne do të kërkojmë nesër esencën, shtyllat identitare të europianizmit. Do i themi ndal paligjshmërisë qeveritare. Do kërkojmë mos nëpërkëmbin konsensusin dhe do e bëjmë me energjinë vrullin dhe optimizmin e të rinjve në këtë sallë dhe jashtë saj. Ne demokratët nuk do tradhtojmë kurrë aspiratën “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë me të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ne do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Duke filluar me marshin evropian të protestës dhe paralajmërimin e kësaj qeverie. Nuk do të lëmë trasgesionet e së shkuarës të marrin peng të ardhmen e Shqipërisë. Nesër të nisim marshimin e protestës së kundërshtimit dhe paralajmërimit popullor ndaj kursit anti-europian të kësaj qeverie. Ne demokracinë nuk e dorëzojmë nuk e shesim ëndrrën evropiane”, u tha Basha të rinjëve demokratë.