Analiza e QSUT: Abuzim me ilaçet. Më shumë infermiere, jo mjekë në pension

Përveç keqmenaxhimit të fondeve, një nga arsyet përse mungojnë ilaçet në spitale është se krijohen monopole për të futur vetëm një medikament dhe jo medikamente të tjera alternative, efekti i të cilave është i njëjtë.1/3 e buxhetit të shëndetësisë shkon për blerjen e ilaçeve të reja dhe lista në këtë rast është e gjatë, ndërkohë nga ana tjetër, konstaton Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ndërpritet mjekimi me ilaçet ekzistuese.Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, tregoi gadishmërinë për të punuar duke garantuar se dyfishimi i fondeve për ilaçet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë do të sjellin një tjetër situatë në QSUT. Gjithashtu Drejtoresha tha se kur mori detyrën gjeti një administratë të fryrë me 95 punonjës me shumë.Por shefat e shërbimit nuk ngritën shqetësime të mëdha. Ata që morën fjalën referuan si problematikë dypunësimin e mjekëve në spital privat dhe publik, duke bërë që pacientët ti dërgojnë në urgjenca apo reanimacione. Gjithashtu kërkuan edhe rritjen e numrit të infermierëve.Në këtë analizë të QSUT-së, Ministri Beqja u kërkoi mjekëve që të reduktojnë kërkesat për të qëndruar në punë në moshë pensioni.