PD demonstron forcën para qeverisë, Basha në protestë: Edi Rama, puno ose largohu

Ora 14:00 e pasdites së sotme e ka gjetur Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj në sheshin "Skëndërbej", aty ku 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës.E konceptuar si një marshim mbarëpopullor, mijëra qytetarë nga mbarë vendi të zhgënjyer nga qeveria, zbarkuan në kryeqytet duke iu bashkuar protestës së drejtuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.Mbështetësit  me pankarta në duar ku shkruhej  "Konsensus jo tritol", "Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë" , "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", 'Rilindja doli rrenë", "Rama mashtruesi" e nisën  marshimin  nga sheshi "Skënderbej", për të vijuar më pas drejt bulevardit dhe për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.Pikërisht para Kryeministrisë nisën edhe fjalimet e njerëzve të larguar nga puna, qytetarëve të zhgënjyer për legalizimet, etj.Pas tyre podiumit iu drejtuar shefi i demokratëve, i cili  lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisjes Rama-Meta se po nëperkëmbin Kushtetutën dhe qytetarët  shqiptarë. Ai e ka cilësuar si emegjente situatën në të cilën sipas tij kjo mazhorancë e ka katandisur  vendin."Ju drejtohem ju dhe atyre mijëra e mijërave që u nisën por u penguan të bëhen pjesë e këtij marshimi ju falenderoj dhe shpreh mirënjohjen time. Ne vimë sot për të përkujtuar nëj ditë të shënuar me gërma të arta, kur 23 vjet më parë të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë e këtij vendi rrëzuan bustin e Enver Hoxhës që mbajti peng për 45 vite me radhë këtë vend. Nderim dhe mirënjohje të thellë për ta. Sot 23 vite më pas vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, ditë pas dite shohim sesi po shkelen me këmbë nga qeveria Rama-Meta vlera të mëdha, vlera pa të cilat smund të jetohet, siç janë liria, të drejtat, shteti ligjor, zhvillimi, aspirata e integrimit. Kanë ngitur dorë kundër ligjit dhe nuk po ndalen, me këta horizonti i shpresës për Shqipërinë vetëm mbyllet. Jemi mbledhur me një urgjencë të madhe sot para se e keqja të prekë fundin, para se ekonomia të shkojë drejt rrënimit, para se të humbim statusin, barrigadë vendimtare kundër oligarkisë, pushtimit të pushtetit nga mafia, kundër kthimit prapa të demokracisë.  Jemi të gjithë bashkë për të treguar bashkë me gisht qeverinë, për mashtrimet dhe dështimet e saj të padëgjuara, për ta paralajmëruar që të kthehet me urgjencë në binarët  e ligjit para se të jetë vonë" tha ai.Ndërsa i ka bërë thirrje Kryeministrit të kthehet në binarët e ligjshëmrisë, Basha ka paralajmëruar protesta të tjera derisa kjo qeveri të marrë përgjegjësitë ndaj qytetarëve."Po si zgjidhet ky konflikt, ka vetëm një zgjidhje. Hap sytë, shikoje, sheshi, marshimi, protesta popullore si kjo e sotmja që do pasohet nga  protesta të tjera të fuqishme deri sa Kryeministri që ka grisur kontratën me votuesit e tij të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Deri sa të  vendoset si normë se kush mashtron për vota nuk do mund ti gëzohet pushtetit. Ju po shikoni tollumbacet ku janë shënuar premtimet mashtrime te Edi Ramës për legalizime falas, shëndesi, vende pune. Mungon njëra, tollumbacja më e madhe e kohës, Edi Rama me qeverinë e tij. Sot jemi shumëpor nesër do jemi edhe më shumë" përfundoi Basha.Fundi i fjalimit të demokratëve ka shënuar dhe mbylljen e marshimit të opozitës, ku më pas qetësisht u bë dhe shpërndarja e protestuesve.I gjithë tubimi u përcoll nga masa të rrepta sigurie. Përpara Kryeministrisë oficeret femra formuan kordonin, duke ruajtur godinën gjatë gjithë  kohës së marshimit.  Pothuajse te gjitha efektivat e rendit, ne komisariatet 1 dhe 4 perbene pjesen me te madhe te kordonit te dyte.Te distancuar nga dy kordonet e sigurise se Kryeministrise  ishin dhe forca te nderhyrjes se shpejte ne gatishmeri te ndonje akti te dhundshem te mundshem, gjate pas dhe protestes se opozites.Gjithashtu i gjithe efektivi i policise rrugore ne Tirane  ka qenë  në gatishmeri per bllokimin e te gjitha rrugeve nderlidhese me bulevardin 'Deshmoret e Kombit' per ndalim qarkullimin e automjeteve deri ne perfundimin e plote te protestes dhe shperndarjes se protestuesve.