Ifti, Arvizu: Bashkëpunim për menaxhimin e integruar të mbetjeve

Në cilësinë e Kryetares së Komitetit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, Zv. Ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu.Pasi vlerësoi ndjeshmërinë dhe interesimin e veçantë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës për mjedisin, Zv.ministrja Ifti i parashtroi Ambasadorit Arvizu kërkesën që Ambasada Amerikane të mbështesë punën e Bordit Këshillimor të Komitetit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.Ambasadori Arvizu nga ana e tij shprehu gadishmërinë për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në këtë fushë.