Iu sekuestruan 140 kg drogë në automjet, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Gjirokastrës arreston pronarin e makinës, ku u sekuestruan 140 kg marijuanë gjatë ditës së djeshme. 36-vjeçari me inciale E.N. u ndalua nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Policinë Gjirokastër, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi makina me kanabis dje u gjet e braktisur.Një ditë më parë sektori kunder narkotikeve ne Gjirokaster, fale operacionit te koduar “Mengjesi” bëri të mundur sekuestrimin e 140 kilograme marijuanë.Aksioni i forcave te policise u zhvillua ne aksin Kordhoce-Gjirokaster, ku pas informacioneve te grumbulluara ne rruge operative agjentet e antidroges jane vene ne dijeni per nje transport te mundshem te marijuanes.Operacioni eshte kryer ne dalje te fshatit Lazarat dhe droga kishte destinacion qytetin e Durresit. Si rezultat forcat e policise munden te sekuestrojne 110 pako me lende narkotike, me peshe te ndryshme, e cila ne total eshte 140 kilograme.