Atentat në Milot, dy persona të vdekur dhe një i plagosur

Një përplasje me armë zjarri u ka marrë jetën dy personave mbrëmjen e sotme në Milot.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç tek ura e Milotit, ku disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre tip "Golf 5", janë qëlluar me breshëri me armë zjarri dhe si pasojë kanë humbur jetën 25-vjeçari Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca 28-vjeç si dhe ka ngelur i plagosur rëndë 21-vjeçari Aurel Prendi.I plagosuri është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa forcat e policisë të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.