Vizita e Venizelos, analistët: S'pritet ndryshim në raportet Shkup-Athinë
Shkupi zyrtar nuk është entuziast rreth vizitës së shefit të diplomacisë greke Evangeloz Venizelos. Sipas analistëve në Maqedoni ai do të paralajmërojë autoritetet e Shkupit se çështja e emrit nuk është thjesht një mosmarrëveshje, por detyrim i Maqedonisë për të dhënë prova në drejtim të fqinjësisë së mirë."Do të kujdeset të mos bëjë ndonjë gafë, ndonjë gabim në kuptim të favorizimit të madh të Maqedonisë sepse nga ana tjetër e presin kritika të ashpra të partive ekstremiste në Greqi.Edhe Maqedonia do të jetë në një pauzë apo në heshtje rreth çështjes së emrit, në një kontkest të tillë nuk mund të presim asgjë tjetër përveç se të sillemi si mikpritës të mirë, të mos nxisim incidente", deklaroi Nano Ruzhin, ish- ambasador i Maqedonisë në NATO.Ndërsa analisti tjeter, Mersel Bilalli, thotë se dhe vet qeveria maqedonase nuk ka vullnet të zgjidh çështjen e emrit.Vizita e Ministrit të Jashtëm të Greqisë Evangeliz Venizelos, është e para pas rreth 10 vite ngrirje të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës.