Kuvendi rivoton dekretet pas një viti, lirohet Zana Xhuka, Shkëlqim Ganaj merr ILDKP

Kuvendi votoi sot shkarkimin e Zana Xhuka nga kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit Kombëtar të Pasurive.Pas debateve të ashpra mes palëve, rreth ores 15:00, deputetet e maxhorances në mungesë të deputetëve të opozitës të cilët dolën në protestë, votuan dekretin e presidentit Bujar Nishani per kreun e ILDKP-se, ku me 77 vota pro zonja Zana Xhuka u shkarkua nga detyra qe mban.Ndërkohë në vend të saj u përzgjodh kandidatura e Shkelqim Ganaj me 75 vota pro dhe 1 abstenim.Rivotimi i kreut të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në Parlament, nismë e mazhorancës që e ka cilësuar të paligjshëm emërimin e zonjës Zana Xhuka një vit më parë, e shndërroi sallen e Kuvendit në arenë replikash dhe akuzash mes palëve.

Debate për shkarkimin e Xhukës, PD: Rama hakmarrje personale ndaj kreut të ILDKP

Në emër të demokratëve, kreu i grupit të deputetëve të PD, Edi Paloka, tha se përfshirja në rend të ditës e shkarkimit të kryetares së ILDKP-së është bërë në kundërshtim me të gjitha rregulloret.“Kjo është një procedurë që ka nisur me shkelje që në Komisionin e Ligjeve. As në gjyqet e Enver Hoxhës nuk vepronte kështu, pasi kjo zonja që do të shkarkohet nuk është thirruar as të mbrojë veten kështu. Por në 20 shkurt vetëm në këtë mënyrë mund ta kujtonin diktatorin. Në shkresën e sjellë, kërkohet jo vetëm shkarkimi i Zana Xhukës, por kërkohet që të votohet edhe dekreti i atehërshëm i presidentit, që është dhe një emër tjetër (Shkëlqim Ganaj) që sot ju intereson ta kenë në krye të këtij institucioni.”- tha Paloka.Berisha: Ti je organizator i grushtit të shtetitNë të njëjtën linje ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shpërtheu me akuza ndaj kreut të parlamentit Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur çdo rregull duke mos mbledhur Konferencën e Kryetarëve mbi këtë çështje.Ai e paralajmëroi kryeparlamentarin se shkarkimi i kreut të ILDKP-së është një rrezik potencial për marrjen e statusit.“Çdo ditë e më shumë faktohet se ti je parti e disintegrimit. Ju vërtetë sakrifikoni Zana Xhukën për pallatin e bashkëkryetarit, por ju po sakrifikoni statusin e vendit kandidat. Ne presim që të ecim drejt standardeve, kurse ju në parlament shkelmoni ligjet.Në BE nuk ka asnjë qëndrim armiqësor, por vetëm miqësor ndaj nesh. Por ajo që kërkojnë ata janë standardet. Këto janë interesi jetik i qytetarëve, pasi i bëjnë të lirë, të begatë, pasi këto standarde kufizojnë pushtetet, që sjell edhe respektimin e njëri-tjetrit. Ne do të flasim, të themi të vërtetat dhe ne do të lobojmë për integrimin.Pretendimi është që ju të respektoni rregulloret. Ju sot keni zgjedhur të bëni kamikazin, por ju po ndëshkoni Shqipërinë dhe veten. Ky është një akt i shëmtuar. Opozita ka fjalën dhe rregulloren këtë ka në dorë opozita”, deklaroi Berisha.Ish-kryeministri Berisha tha se kjo është një hakmarrje personale e kryeministrit Rama, pas letrës në të cilën Kryeinspektorja i kërkonte sqarime lidhur me pallatin 5 katësh.“Kjo seancë bën një puç të vërtetë për institucionet. Kryekreu i socialistëve i cili udhëhiqet vetëm nga udhëheqja e psikikës së tij është tërbuar me zonjën vetëm sepse ajo guxoi ti dërgojë një letër zonjës Basha dhe zotit Rama që të paraqiteshin dhe të jepnin shpjegime për pallatin 5 katësh. Ajo u kërkoi konform ligjeve të shtetit që të paraqesin pasurinë. Sapo erdhi në pushtet ju vërsul me tërbim për ta hequr, kjo është historia e turpit dhe e juaja, ndërsa ne na lind e drejta që të marrim çdo vendim, ndaj këtij parlamenti që s’mund të quhet më i tillë. Ky është një turp kombëtar që përdoret në mbrojtje të interesave të krimit, trafikantëve që lajnë paratë” theksoi ish-Kryeministri.“Ju kërkoni që të mbledh konferencën e kryetarëve.Ju pretendoni se është bërë skandali? Po është bërë që në momentin kur ju nuk e keni marrë e parë dekretin e presidentit të datës 16 janar 2013. Duhet të keni parasysh se këtu vërtetë ka ndodhur një problem i madh, kur pikërisht në seancën ku do të votohej për dekretin e presidentit për ILDKP-në, ku neni 1 thuhet se, Zana Xhuka dhe Shkëlqim Ganaj, është votuar për një kandidaturë dhe Kuvendi nuk është shprehur për kandidaturën tjetër dhe njëkohësisht kjo kandidaturë është propozuar në kundërshtim me ligjin dhe këtë ua kam thënë edhe kur kam qenë në koalicion dhe nuk kam votuar për këtë kandidaturë. Ju ngrini shqetësimin se është futur në rend dite pa u diskutuar në konferencën e kryetarëve. E doni, unë e mbledh menjëherë” u kundërpërgjigj kreu i Kuvendit.Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, kërkoi që të vazhdohet me rendin e ditës.Ai qartësoi opozitën se kjo është demokracia, duke i ftuar që nëse duan të mbajnë në detyrë kreun e ILDKP-së, të sigurojnë votat.“Në rendin e ditës ka vetëm një pikë. Ata që na ndjekin e dinë çfarë lufte ka zhvilluar opozita e djeshme lidhur me parlamentarizmin, proceduarat e drejtimin e seancës. Ju thoni t’i hedhim jorgan shkeljeve tuaja, por këtë mos e prisni. Jemi mazhorancë që paligjshmërinë ta bëjmë të ligjshme. S’ka nevojë të mblidhet konferenca e kryetarëve. Të gjithë e di se çfarë lufte ka zhvilluar opozita e djeshme, mazhoranca e sotme për zbatimin ligjit. Nëse do i referoheshim asaj se çfarë është shkruar në rendin e ditës nuk ka lidhje me atë që ka tha kreu i grupit të PD. Ne sot nuk kemi aspak qëllim të uzurpojmë të kapim kreun e ILDKP-së. Tradicionalisht në drejtim tuaj është shkelur procedura parlamentare, pretendimet e kandidatëve.Në asnjë rast dekretet e presidentit, për emërime, shkarkime, etj, për të cilat jep pëlqimin parlamenti, asnjëherë nuk kanë ndjekur rrugën program, kalendar, seancë, por hyjnë automatikisht. Sipas rregullores thuhet për të rivotuar atë dekret të presidentit me të dy emrat. Këto janë rregullat e demokracisë, krijoni lobingje, kërkoni vota dhe e votojmë. Paligjshmërinë ta bëjmë të ligjshme, shkeljen e rregullores ta vejmë në shinat e rregullores”, tha kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.Pas debateve në sallë, kryeparlamentari Meta ndërpreu seancën dhe mblodhi Konferencen e Kryetarëve, por pa mundur te arrihet nje konsensus.Rama: Prokurorë të huaj për 21 JanarinKryeministri Edi Rama ndërsa foli nga foltorja e parlamentit, akuzoi opozitën se kanë lënë pas një katrahurë. Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës mbi shkarkimin e kreut të ILDKP, zonjës Zana Xhuka."Nuk kam replikë sepse parafolësit nuk e meritojnë një të tillë. Kam diskutim sepse sot më shumë se sa në një ditë të zakoshme meritojnë të dëgjojnë ata që na ndjekin dhe që në fillim dua të them se fjalët e mia u drejtohen në mënyrë të veccantë atyre që ju ndjekin. Kur ju dëgjoj të flisni për rregullore, ndërkohë që ditën e parë të eksperiencës time në këtë sallë, jam dëshmitar se kalëroni mbi rregulloren në ccdo seancë është vërtetë edhe një herë tjerë rasti për të bërë një pyetje? Si ka mundësi që shqiptarët vazhdoni ti merrni për budallenj? Si ka mundësi që vazhdoni të besoni se shqiptarët mund t’ju besojnë sa herë që merrni fjalën dhe flisni nga pozita e dikujt sikur ka rënë nga qielli dhe që nuk ka qenë këtu në këtë parlament që u bë jo vetëm pengesë për opozitën por edhe gazi i botës dhe është në rastin e vetëm që një parlament futet në raport si një institucion problematik dhe drejtuesi i një parlamenti me emër e mbiemër bëhet instrument për të shkelur opozitën dhe ky është rasti juaj. Ju nuk kemi rënë nga qielli por nga pushteti dhe nuk keni rënë para 20 vitesh por para pak muaj. Nga podiumi i Parlamentit, kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës mbi shkarkimin e kreut të ILDKP, zonjës Zana Xhuka. Kjo zonja që paska qenë e kërcënuar në atë kohë kur unë isha kryetar i opozitës sepse nuk e kërkoi hetimin sipas ligjit. Sepse në atë letër ia kam thënë shumë qartë, duhet të prisni që unë të jem subjekt i deklarimit pastaj me hetoni. Nuk e bëri. Dhe për zonjën nuk kam asgjë personalisht dhe deri ditën e fundit kam qenë në bashkëpunim institucional. Ka një problem se ajo korrespondencë është e juaja dhe jo e institucionit. Si ka mundësi që ajo korrespondencë paraqitet nga ju këtu”tha Rama.Shefi i qeverisë tha më tej se vërtet mazhoranca erdhi në qeveri me votën e 23 qershorit, por drejtësinë vazhdon ta drejtojë PD e cila ka marrë garanci se nuk do të preket. Duke iu referuar luftës ndaj korrupsionit, Rama propozoi marrjen e një prokurori të huaj për hetimin e të gjitha dosjeve, përfshi këtu edhe atë të 21 janarit.“Por në fund të fundit ju keni një të drejtë. Në një vend që funksionon normalisht ka dy drejtësi, ajo e votës që u bë në 23 qershor. Dhe ajo Kushtetuese, prokuroria. Ju keni të drejtë sepse sot zëdhënësit më të denjë për atë që flisni sot, duhej të ishit duke folur në prokurori. Ne kemi ardhur në qeveri, por vazhdoni të drejtoni sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë dhe ju keni marrë garancinë se nuk do ju prekni për gjithë ato vite dhe u keni thënë. Meqënëse e keni kaq merak hetimet duke filluar nga 21 janari, një prokuror i pavarur i huaj të vijë dhe të drejtojë hetimin e çështjes. Nëse ju e keni përzemër luftën ndaj korrupsionit ta hetojmë më tej dhe ta shikojmë se çfarë rezultatesh do të nxjerrë, të ngritura mbi prova dhe mbi fakt. Sot ju jeni në opozitë dhe nuk keni çfarë të fshihni thoni ju. Por unë them ndryshe. Jeni të mbërthyer nga dhimbje të mëdha për humbjen e atij pushteti dhe që keni shumë për të fshehur jo të gjithë ju, por ata që janë më të zjarrtë që kanë lëvizur mashën e zjarrit dhe nuk ka dashur të ja dijë për askënd veç për ushtrimin e pushtetit stalinist. Sot ka më shumë arsye të bëjë këtë që po bën dhe ne i kemi të gjitha arsyet të bëjmë këtë që po bëjmë sepse po bëjmë atë që kemi zotuar. Në fund vendos populli dhe së shpejti do të vendosë edhe drejtësia" u shpreh Kryeministri.Në mungesë të konsensusit në Konferencën e Kryetarëve, Kuvendi më 79 vota pro të mazhorancës futi në rendin e ditës kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e kreut të ILDKP, Xhuka.Opozita protestoi lidhur me këtë vendim të mazhorancës duke rrethuar foltoren, ndërsa sinjalizimi i Metës për ti dhënë të drejtën e fjalës sërish ish-kryeministrit Berisha bëri që deputetët opozitarë të ulen në vendet e tyre.Berisha: Do mbrojmë standardet europiane me çdo çmimKjo që është planifikuar të ndodhë sot në parlament përbën shkeljen më të rëndë që nga dita e themelimit të pluralizmit deri më sot. Një ngjarje e tillë s’ka ndodhur kurrë, janë alternuar pushtetet por një legjislaturë s’ka marrë vendime për të anulluar vendime të legjislaturës tjetër, këtë mund ta bëjë vetëm gjyqësori. Këta qeveritarë të sotëm duan të kenë në duart e tyre të gjitha pushtetet, njësoj si me aktin normativ ku Kryeministri parandaloi qytetarët tu drejtohen gjykatave për abitraritetin ndaj tyre. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe sot, po e bëjnë këtë ndaj një personi, për fajin e vetëm se ka kërkuar sqarime nga Linda Basha për pasurinë e saj përrallore që doli në pah vetëm pasi u bë zonja Rama. Unë e disponoj letrën, padyshim. Është një akt i shëmtuar që cënon integrimin, para ndërkombëtarëve ata dalin më të zi se zifti. Është një thyerje e shtetit ligjor brenda parlamentit. Do mbrojmë standardet europiane me çdo çmim. Ata që do marrin përsipër të bëjnë dëshmitarin e rremë të këtij regjimi u them se ëhstë operacion I pamundur, u them shqiptarëve se miq të vërtet tuaj janë ata që kërkojnë standarde dhe kufizojnë pushtetin e pakufijshëm të Kryeministrit, presidentit, gjykatësit, deputetit dhe kujdo tjetër.